Zëdhënësi i presidentit Mahmud Abas u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të dalin kundër propozimeve të tij mbi shtetin palestinez. “Kjo është një sfidë ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe SHBA-ve, që kanë miratuar një zgjidhje të bazuar në ekzistencën e dy shteteve. Washingtoni duhet të dalë hapur kundër kësaj politike para se gjërat të përkeqësohen”, ka deklaruar zëdhënësi i ANP.