Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rajs, ka thënë se presidenti Obama i vendosur që në muajt e ardhshëm të çojë përpara procesin e “paqes së gjithanshme ndërmjet Izraelit dhe fqinjëve arabë”. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka kryesuar takimin e Këshillit të Sigurimit ka ftuar të dy palët, Izraelin dhe palestinezët, të punojnë bashkërisht rreth këtij qëllimi.