Palestinë – Fatah akuzon Izraelin për vdekjen e Arafat

Delegatët e partisë palestineze, të mbledhur në kongres për herë të parë pas 20 vjetësh, kanë aprovuar unanimisht një dokument që i atribuon Izraelit, si forcë pushtuese, përgjegjësinë e plotë për vrasjen e martirit Yasser Arafat. Fituesi i cmimit Nobel për Paqen, që përfaqësoi kauzën palestineze për 40 vjet, vdiq në një spital ushtarak francez më 11 nëntor të vitit 2004, pasi u transportua me helikopter nga shtabi i tij i përgjithshëm në Ramallah. Në ditët pas vdekjes së tij, në moshën 75 vjecare, disa politikanë palestinezë akuzuan Izraelin se e kishte helmuar, por një hetim i kryer në vitin 2005 e përjashtoi këtë opsion, duke arritur në përfundimin se lideri palestinez kishte vuajtur nga një hemorragji e rëndë në tru.

Advertisement