Palestine – Clinton takim me Abaz

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në Ramallah të West Bank është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Clinton ka zhvilluar takime me liderët palestinezë në një kohë kur pritet të formohet qeveria e re izraelite dhe mes shqetësimesh nëse kjo qeveri e re do të angazhohet për të mbështetur procesin e paqes që mund të çojë në krijimin e një shteti palestinez. Takimi në West Bank, vjen një ditë pasi adminsitrata Obama nëpërmjet Clintonit, u zotua për të mbrojtur gjithmonë sigurinë e Izraelit. Clinton u takua me Netanyahun dhe udhëheqësit politikë të tjerë në Jeruzalem të marten duke thënë se Washingtoni do të angazhohet fuqishëm në kërkimin e një shteti palestinez, që do të ishte ne të mirë të interesave të Izraelit. Ndërkaq nga Saleh Rafat, një anëtar i komitetit ekzekutiv i Organizatës për çlirimin e Palestinës, tha se Abaz do t’i thotë Clintonit se nuk do të ketë negociata për paqe derisa Izraeli të bjerë dakort për alternativen, dy-shtet zgjidhje”.
Advertisement