Pakistan – Talebanët kërkojnë dorëheqjen e liderëve pakistanezë

Paralajmërimi vjen në një kohë kur ushtria vazhdon sulmet me artileri dhe helikopterë në luginën Swat. Muslim Khan, një zëdhënës i tyre deklaroi se të gjithë anëtarët e parlamentit nga Malakandi duhet të japin dorëheqjen brënda tre ditësh. “Në të kundërt, ne do të arrestojmë familjet dhe do të shkatërrojmë shtëpitë e tyre”, tha zëdhënësi. Ai kërkoi gjithashtu që partitë islamiste të tregojnë mbështetje për militantët talebanë. Zëdhënësi përgënjeshtroi lajmet se shumë refugjatë janë larguar nga lugina, si pasojë e valës së dhunës së tyre në këtë rajon në vitet e fundit.

Advertisement