Rebelët kishin ngritur një pritë pranë qytetit jug-perëndimor të Kuetës dhe vranë shoferin e një prej cisternave, që bëri rezistencë. Numri i sulmeve ndaj cisternave është rritur ndjeshëm në javën e fundit, që kur autoritetet pakistaneze mbyllën një prej rrugëve të transportit për në Afganistan.