Një sulm me raketa, që besohej se ishte zhvilluar nga avionë amerikanë të telekomanduar, ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë militantëve në një zonë fisnore në Pakistani, deklaruan shërbimet sekrete. Dy raketat goditën një shtëpi pranë qytezës Sarorogha, në zonën fisnore të Uaziristanit Jugor, vendstrehim i liderit të talebanëve në Pakistan, Baitullah Mehsud, deklaruan zyrtarët.