Pakistan – Lideri i talebaneve merr persiper sulmin ne akademine e policise

Lideri i talebaneve në Pakistan, Baitullah Mahsud, ka marrë përsipër sulmin e djeshëm në një akademi të policisë në Lahore, ku gjetën vdekjen të pakten 12 persona. Më parë ministri i Brendshëm pakistanez, Rehman Malik, kishte deklaruar se në këtë ngjarje ishte përfshirë Mehsud. Ndërkaq, mesohet se në orët e fundit janë arrestuar 65 persona nga shërbimet e sigurisë palestinezë, në lidhje me aktin e djeshëm terrorist.
Advertisement