Lajmi i bërë me dijeni nga forca lokale të sigurisë tregon sesi bomba shpërtheu pranë një shkolle në Louer Dir, rajon i provincës në kufirin veri-perëndimor të vendit. Nuk dihet ende kombësia e viktimave dhe mediat për të cilat ata punonin. Nga ana e tij, gjenerali Ronald Bërxhis, drejtor i Agjencisë së Zbulimit në departamentin e Mbrojtjes tha se beson që Pakistani mund t’i mbrojë armët e tij bërthamore, por cënueshmëritë mbeten. Në dëshminë para Kongresit, Bërxhis tha se qeveria e Pakistanit është bërë objekt i sulmeve të vazhdiueshme nga ekstremistët talibanë, duke ngritur pyetjet për sigurinë e armëve bërthamore të Pakistanit.