Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrende janë martuar!
Dyshja shkëmbyen betimet gjatë një ceremonie të vogël para familjes dhe miqve në Luiziana.
Del Rey u pa duke ecur me një fustan të bardhë me babanë e saj Robert Grant.
Dufresne kishte veshur një kostum të errët, jelek dhe këpucë lëkure ngjyrë kafe. Ceremonia u mbajt pranë Bayous des Allemends, ku Dufresne kryen turneun e tij me varkë jashtë New Orleans.
Këngëtarja 39-vjeçare dhe Dufresne, të cilët thuhet se njihen prej vitesh (ata u shfaqën në një foto së bashku në Facebook në vitin 2019), fillimisht u përfolën se ishin në lidhje pasi një video e TikTok i tregonte ata të kapur për dore.
Del Rey mohoi të ishte në një lidhje me Dufresne në pjesën e komenteve të një postimi në Instagram të 31 gushtit. Pavarësisht mohimit, Del Rey u fotografua sërish e kapur për dore me partnerin në Nju Jork më 7 shtator, kur morën pjesë në dasmën e modeles Karen Elson.
Këngëtarja ka qenë e fejuar më parë muzikantin Evan Winicker. Megjithatë, martesa nuk u zhvillua, dhe Del Rey deklaroi se ishte beqare gjatë një interviste me “Harper’s Bazaar” në nëntor të të njëjtit vit.