Thuajse një vit pas ndarjes së saj nga jeta, zbulohet një shënim dhe një dhuratë shumë domethënëse e Hueyda El Saied, të cilën e la teksa ndodhej e shtruar në spitalin ku luftonte me sëmundjen e rëndë.
Gjatë programit “S’e Luan Topi’, përmes bashkëshortit të saj erdhi kjo dëshmi, nga përjetimet e artistes të cilat i përshkroi përmes një pikture me titull “Rilindja”.
“Jam pacientja e dhomës 271. Ndodhem e shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishte negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e një ekipi. E kam fjalën sigurisht për personelin, infermierët, mjekët, burrat dhe gratë, përfshihen të gjithë. Kam zbuluar që këtu ka aq njerëz të jashtëzakonshëm, e profesionistë të përkushtuar, sa më mungojnë fjalët.
Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”- shkruante Hueyda El Saied pak ditë para se të ndërronte jetë.
El Saied ndwrroi jetë në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor 2021 pasi luftoi për më shumë se 1 vit me kancerin e gjirit.