Në dallim nga shumë kolege të saj, të cilat janë shumë ”të rrepta” kur bëhet fjalë për privatësinë dhe ndajnë si me pikatore fotografitë e fëmijëve apo momenteve nga jeta familjare, Vesa Luma na ka njohur me Lianin që kur ishte ende foshnje, aq sa ndonjëherë na duket sikur edhe ne kemi qenë pjesë e rritjes së tij. Katërvjeçari nuk mungon kurrë në fotografitë e prindërve artistë dhe për këtë duhet t’i falënderojmë të dy, por ja që paska edhe një talent të fshehur për të cilin nuk dinim gjë: kënga.
Që ”dardha bie nën dardhë” e dinim prej kohësh, por në rastin e vogëlushit të Vesës dhe Big Basta-s ka qëlluar fiks në shenjë. E keni parasysh sa u çmendën vajzat, dhe jo vetëm, pasi dëgjuan Bradley Cooper duke kënduar hitin ”Shallow”? Epo duhet të dëgjojnë me patjetër cover-in e realizuar prej Vesës dhe djalit të saj.
Në një video të postuar në Instagram, nënë e bir duken thjesht të mrekullueshëm teksa këndojnë anglisht pranë njëri-tjetrit. “E kam Bradley Cooper-in tim këtu”- shkruan Vesa krahas duetit më të ëmbël me vogëlushin. Bradley bëj mbrapa, tanimë Lian është i preferuari ynë.
/Living/