OSHEE vijon përditësimin e të dhënave për 1.2 milionë kontratat konsumatore

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon proçesin e përditësimit të dhënave për 1.2 milionë kontratat që ka me konsumatoret, proces i cili ka nisur në shtator 2015.

Ky proçes synon identifikimin e klientëve me adresa të saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet (niveli tensionit), si dhe të dhënat për matësit. Në një njoftim për shtyp OSHEE bën të ditur se, qëllimi i këtij projekti përditësimi, është plotësimi i dosjeve që mbartin mangësi informacioni të abonentëve të OSHEE.

Advertisement

Për abonentin ka avantazh, pasi një dosje/kontratë e tij me të dhëna të sakta/të plota/të besueshme, e shndërron shërbimin ndaj tij më transparent dhe efiçient. Proçesi i perditësimit të të dhënave është parashikuar të mbyllet brenda vitit 2016. Në këtë kuadër, OSHEE po trajton edhe “kontratat provizore”, proçes që pritet të mbyllet në fund muajit janar 2016.

Kontratat provizore janë kontrata të cilat janë lidhur në sistemin energjitik pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanisë për tu lidhur në rrjet.Kompania thekson se kalimi i kontratave provizore në status definitive është pa pagesë dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit (KNK-ve) të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta. Por ndërkaq OSHEE thekson se proçesi për përditësimin e të dhënave dhe për këto kontrata provizore do të vazhdojë dhe mbas datës 31 janar 2016.

Në përfundim të proçesit të përditësimit bazuar në analizat e të dhëave do mbetet në vendim-marrjen e kompanisë për të vendosur nqs abonentet privat dhe familjar që aplikojnë për kalimin e kontratave të tyre provizore në definititve, mbas kësaj date do të paguajnë detyrimin ndaj kompanise.OSHEE njofton se për të shmangur rradhët e gjata në orarët e paradites, pikat e shërbimit të klientir janë hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, përfshi dhe të shtunën.Të dielën janë hapur deri në orën 18.00. Gjithashtu, për abonentet që duan të kryejnë pagesat mund të përdorin kanalet alternative.