Viti 2015 rezultoi pozitiv për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), jo vetëm në aspektin e uljes së humbjeve në rrjet, duke sjellë më shumë arkëtime, por edhe te shpenzimet për mbulimin këtyre humbjeve përmes importeve.
Si rrjedhojë e uljes së sasisë dhe reduktimit të çmimit për njësi të energjisë së blerë për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë kursyer 61 milionë Euro në krahasim me vitin 2014.
Ky rezultat erdhi si pasojë e tre faktorëve, që janë:
– 42 milionë euro si rrjedhojë e uljes fizike të humbjeve;
– 12 milionë euro si rrjedhojë e blerjes së energjisë nga importi me çmimi më të ulët;
– 7 milionë euro si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjes ndërmjet OSHEE dhe KESH.
Janë ftuar për të marrë pjesë mbi 30 kompani shqiptare dhe të huaja, kur në 2013 ky numër ishte 20, apo në 2014-n me 25.
Ftesa gjithëpërfshirse bëri të mundur që në 2015-n, 10 kompani të marrin pjesë në garë duke sjellë ofertat, kur në 2013-n, ky numër ishte vetëm 4!
Në lidhje me çmimet, krahasuar me vitin 2014 rezulton se kostoja mesatare në vitin 2015, ishte rreth 10.1 Euro/MWh më i ulët se mesatarja e 2014-s.