Pirat, princ legjendar. Orlando Bloom mbushi 40 vjeç, por ka jetuar mijëra jetë.
Aktori i Kent, i lindur në 13 janar 1977, nuk pëlqen të luaj rolin e personazheve të zakonshëm dhe pasi ishte elfi mitik Legolas në “Zotërinjtë e unazave” dhe në filmin tjetër “Lo Hobbit”, u bë një pirat për të interpretuar përkrah Johnny Deep në “Piratët e Karaibeve” dhe princi Paride në “Troja”, përkrah Brad Pitt.
Më herët ka interpertuar rolin e dukës së Buckingham në “Tre musketierët” dhe atë të Romeos, në përshtatjen moderne të Don Roy King të dramës së njohur të Shekspirit.
Gjashtë vite më parë u bë babai i Flynn Christopher Blanchard Copeland Bloom, me ish gruan modelen Miranda Kerr. Tani ka një lidhje me këngëtaren dhe aktoren Katy Perry.
Mes shumë filmave që pritet të dalin në kinema, është edhe Piratët e Karaibeve- Hakmarrja e Salazar, ku kthehet në rolin e Will Turner. “Thellë thellë jam ndjerë gjithmonë një pirat”,- është shprehur ai.