Orlando Bloom konfirmoi sëfundmi se nuk do të mungojë edhe në filmin e radhës të Piratëve të Karaibeve, në rolin e Will Turner.
Një rol që Bloom nuk e le pas dore dhe këtë e tregon dhe forma e tij e shkëlqyer trupore.
38-vjeçari u fotografua në një plazh të Malibu, në shoqërinë e djalit të tij 4-vjeçar, Flynn, dhe disa miqëve të afërt.
Ndonëse me pushime, aktori britanik nuk e ka lënë pas dore përgatitjen për aventurën e re të “Pirateve të Karaibeve” që e rikthen Kapitenin Jack Sparrow (Johnny Depp) pas 6 vitesh.
Lajmi se Bloom do të rikthehet në roline Will Turner u konfirmua zyrtarisht në muajin Gusht.
“Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales” do të dalë në kinema në 2017-ën.