Modelja e njohur Oriola Marashi mbush sot 22 vjeç dhe Noizy-t nuk mund t’i shpëtonte kjo ditë pa një surpizë.
Reperi i kishte organizuar modeles një festë surprizë në studion e tij muzikore.
Në një video të postuar nga ai, por që u fshi vetëm pak më vonë, shfaqej Oriola e cila u befasua ndërkohë që në dhomën ku po qëndronte, u futën miqtë e saj me tortën e ditëlindjes e me fishekzjarre për ta uruar.
“Edhe 100 lali!”-shkruante Noizy në videon e surprizës, ku Marashi kërcente nga gëzimi.
Megjithatë videoja e vetme që qëndron në Instastory për momentin është vetëm ajo e tortës, e cila duket tepër e shijshme.