Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja Orgesa Zaimi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe duket se e ka marrë veten shumë shpejt.
Ende pa dalë nga spitali, Orgesa ka vendosur t’u prezantojë të gjithëve Kronin e porsalindur.
Nga profili i saj në Instagram, Orgesa duket e lumtur, ndërsa është duke puthur vogëlushin dhe të dy bashkë i thonë botës: “Mirëmëngjes”.
Orgesa është gjithashtu edhe nëna e një vajze me bashkëshortin Mentor Beqa, me të cilin është martuar në vitin 2007.