Opsionet e reja të WhatsApp-it: Ç’do të ndryshojë tek mesazhet

Një numër i madh opsionesh të reja janë duke u zhvilluar për platformën më të famshme të mesazheve, WhatsApp-in!

Burime pranë WABetaInfo bëjnë me dije se WhatsApp-i ka filluar zhvillimin e opsionit “Vacation Mode” për versionin Android. Mes gjithë ndryshimeve të tjerë, përmes këtij opsioni përdoruesit do të kenë mundësinë të injorojnë chat-et e bisedave për të cilat nuk janë të interesuar në seksionin Archived Chats. Në mënyrë automatike, kur sapo vjen një mesazh i ri chat-i bëhet sërish unarchived.

Advertisement

Nga këtu një përdorues mund të shkojë tek “Notifications”,ku do t’i shfaqen dy opsione: opsione  “Notify New Messages” ( lajmëro për mesazhe të reja) dhe “Auto-hide inactive chats” (Fshih chat-et inaktive).

Nëse e fshihni, biseda do të kalojë sërish tek mesazhet e arkivuara, por pa qenë nevoja t’ju shfaqen apo të njoftoheni sa herë dikush nga grupi shkruan.  Në rast se përdoruesi kërkon t’i shohë, i ka të ruajtura aty gjithmonë pa patur nevojë të njoftohet. Opsioni “Auto-hide” do të bëjë që çdo chat më i vjetër se 6 muaj të arkivohet automatikisht.

Ndryshimet e reja do të kalojnë nëpër disa faza testimesh dhe të parët që do ta marrin shërbimin e ri janë: Brazili, Italia, Irlanda, Meksika, Spanja, Londra dhe SHBA-s.

Një tjetër ndryshim që pritet të vihet në përdorim është ai i mesazheve të bëra “forward”. Thuhet se do të ketë një numër të kufizuar herësh për mesazhet që çojmë nëpër chat-e të tjera, për të ruajtur privatësinë e përdoruesëve.

Burimi: BusinessTech | ANABEL