Nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor ” ÇESKU”, mbas një hetimi tre mujor me metoda speciale të hetimit (proaktive). 13 shtetas janë arrestuar e ndaluar, ndërsa 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Nga ky operacion u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Luan Zijaj (54 vjeç), banues në Fier, për veprat penale: “Shfytëzim prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”. N.A. (32 vjeçe), banuese në Fier, për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”; Tahir Spahiu (56 vjeç), banues në Rroskovec, për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”.

Advertisement

U ndaluan për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” 6 shtetaset S.L; V.B; A.G; L.L; D.F; S.Y. Ato janë shfrytëzuar nga Zijaj gjatë një periudhe disa mujore për prostitucion me pagesë deri në 5 mijë lekë të reja.
Gjithashtu u ndaluan dhe shtetasit, L. P, E. L, F.T, A. H. 11 shtetas të tjerë ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier.