Oops, u rrëzua Salma Hayek!

Të gjithë mund të pengohemi dhe të rrëzohemi, sidomos nëse veshim edhe taka të larta. Prandaj nga ky rast nuk bën përjashtim as Salma Hayek.
Aktorja 48 vjecare është rrëzuar me plot kuptimin e fjalës, teksa dilte nga një butik në Londër.
Kjo nuk është hera e parë që Hayek pëson një aksident të tillë.
E njëjta gjë i ka ndodhur edhe në 2011 kur ajo u rrëzua duke dalë nga një hotel në Paris.
Të gjithëve do të na vinte për të qeshur në raste të tilla, por ajo që na pëlqen më shumë tek Hayek është fakti se i përjeton me sportivitet të gjitha aksidentet e vogla që i ndodhin.
Salma me sa duket jep shembullin më të mirë për vajzën e saj 8-vjecare, edhe pse rrëzohesh mund të ngrihesh sërish në këmbë!

Advertisement