One Direction përzënë Eliza Dushkun nga hoteli

Eliza Dushku është detyruar të largohet nga hoteli ku qëndronte prej dy muajsh për shkak të One direction.
34-vjecarja ka shkruar në Instagram se i është dashur të lirojë dhomën e saj në një hotel në Pitsburg pasi grupi i djemve, që do të performojë në këtë qytet të dielën, ka kërkuar të gjithë katin e hotelit.
Dushku ka postuar edhe një foto të valixheve të veta ndërkohë që nuk ka patur asnjë reagim nga djemtë e grupit.

Advertisement