Mbrëmjen e djeshme ashtu siç u lajmërua nëpër mediat sociale ishte festa e 20-vjetorit të themelimit të televizionit Klan, por gjithashtu edhe e festave të fundvitit.

Shumë moderatorë dhe gazetarë të pranishëm e kanë ilustruar prezencën e tyre me foto të postuara nga eventi nëpër profilet e tyre në mediat sociale.

Advertisement

Ermal Mamaqi, i cili është pjesë e këtij televizioni, ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku shihet së bashku me pronarin Aleksandër Frangaj dhe ku ka shkruar  “Aleksandër Frangaj 20 vjeç” dhe po ashtu në foto shfaqet edhe Vera Grabocka me Valbona Selimllarin.

Fakti që bën më shumë përshtypje në këtë foto është një koment që ka lënë Olti Curri.

“Mos i bëj kot fresk Sandrit sikur duket 20 vjeç se ja fut Pirro Çako…Se për pamje i bie që Vera të jetë 10 vjeçe dhe Valbona 5”, ka shkruar Olti në komentin e tij.

Ermali e ka marrë me sportivitet këtë koment mesa duket dhe i është përgjigjur: “Xheloz i dreqit” referuar Olti Currit.