Olta i përgjërohet Amosit/ ‘Të lutem mos hiq dorë, hajde në shtëpi’…

Luizi premtoi hakmarrje pas eliminimit të Efit, gjë e cila erdhi si pasojë e zgjedhjes së Deas, kjo e fundit pjesë e grupit të Oltës.

Olta është ndjerë e frikësuar, ndaj mbrëmjen e kaluar ju përgjërua Amosit që mos ta lërë vetëm në lojë.

Advertisement

Sipas saj, ai ka “hequr” dorë nga loja dhe nuk është më aktiv siç ka qenë ditët e para të këtij edicioni të dytë të Big Brother.

Për këtë arsye, ajo i kërkoi Amosit të “zgjohet” dhe të rikthehet në lojë. Amos nga ana tjetër, u shpreh se ai është në lojë, por thjesht me të nuk merret njeri.