Olta Gixhari sërish single

Gjatë muajve të fundit është folur për lidhjen e Olta Gixharit me Xhek Nasufin. Pavarësisht të gjitha fjalëve që qarkulluan, çifti shfaqej shumë i lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Por mesa duket, marrëdhënies së tyre i ka ardhur fundi. Miq të Xhekut kanë konfirmuar për Blitz.al se çifti është ndarë pak javë më parë. Sipas të njëjtave burime, ndjenja ka mbaruar dhe nuk do të ketë rikthim. Madje Xheku ka fshirë të gjitha fotot që kishte postuar në rrjetet sociale me bukuroshen Gixhari.

Advertisement