Olta Gixhari: Para se të hyja në ‘BBV’ isha shtatzënë, e humba fëmijën…

Olta Gixhari ka ndarë me banorët një ngjarje të trishtë që i ka ndodhur pak kohë para se të futej në ‘Big Brother VIP Albania’. Aktorja tregoi se ka humbur një fëmijë.

Këtë rrëfim prekës, ajo e ndau gjatë lojës që banorët ishin duke zhvilluar në oborr. Olta tha se para se të futej në shtëpi, ngeli shtatzënë mirëpo humbi fëmijën kur ishte vetëm 4-javëshe shtatzënë. Ajo u shpreh se ditët e para kur mësoi se mund ta kishte humbur foshnjën, e kishte me shumë dilemë nëse do merrte pjesë në ‘Big Brother VIP’.

Advertisement

“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Dori e di kështu “ose…ose”. Unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur sigurisht nuk do isha futur në BBV. Ditët e para që isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte, po mendoja “Nëse e kam humbur fëmijën do hyj në BBVA”. -rrëfeu Olta.

Banorët u ndjenë të shokuar nga ky lajm, ndërsa i vetmi që reagoi ishte Luizi duke u munduar ta ç’tensiononte situatën.

“Në kohë je prapë për të bërë dy ose tre. Më shumë jam mërzitur unë që e ke humbur sesa ti, se nuk do ishe këtu”

Kujtojmë se Olta dhe partneri i saj janë prindër të një djali 2-vjeçar, i cili quhet Amar.