OBSH paralajmëron: ‘Vaksina nuk do ta ndalojë pandeminë’

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha ditën e sotme (e hënë, 16 nëntor) se një vaksinë nuk do ta ndalonte pandeminë e koronavirusit.

“Një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera që kemi, por nuk do t’i zëvendësojë ato,” tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Një vaksinë nuk do t’i japë fund pandemisë.”

Tedros shtoi se furnizimet e vaksinës fillimisht do të jenë të kufizuara dhe do t’u jepet përparësi punonjësve shëndetësorë, njerëzve të moshuar dhe njerëzve të tjerë në rrezik. Në vijim, kreu i OBSH-së theksoi se “mbikëqyrja do të duhet të vazhdojë, njerëzit do të duhet të testohen, izolohen dhe të kujdesen, kontaktet do të duhet të gjurmohen”.

Advertisement