Raportet zyrtare të OBSH-së tregojnë se pandemia po ngadalësohet. Një dritë jeshile kjo, nisur nga lajmet e mëparshme që paralajmëronin për një valë të dytë të koronavirusit.
Java 17-23 gusht ka shënuar një rënie prej 5% të rasteve të reja në SHBA. Vdekshmëria është ulur gjithashtu me 12% krahasuar me një javë më parë. Një ngadalësim i tillë është parë kudo, përveçse në juglindje të Azisë dhe Mesdheun lindor. Këto dy zona kanë shënuar përkatësisht 4.06% dhe 4.28% rritje të rasteve me koronavirus. Momentalisht, Amerika zë vendin e parë për rënien e infektimeve me 35%, më pas renditet Afrika me 8.4% dhe Azia me 0.9%.
OBSH ka ka shprehur optimizmin lidhur me ngadalësimin e pandemisë. Krerët e organizatës theksojnë se SHBA po bën përparime me hapa të mëdha në këtë drejtim. Java e shkuar shënoi 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima në mbarë botë. Vende si Amerika, Rusia, Italia dhe Kina po punojnë intensivisht për gjetjen e vaksinës. Sipas parashikimeve, viti 2021 do ta gjejë botën me vaksinën përkatëse që lufton koronavirusin.