Obama: Belgjika mike e SHBA, ne i mbrojmë miqtë

“Belgjika është vend mik dhe aleat i Shteteve të Bashkuara dhe kur bëhet fjalë për miqtë tanë, ne jemi të gatshëm ti mbrojmë shpatullat, vecanërisht në luftën kundër terrorizmit.”

Keshtu është shprehur presidenti amerikan Barack Obama në deklaratën e tij të përjavshme mediatike, ku vendosi të përqëndrohej në luftën kundër ISIS.

Advertisement

Në nisje të fjalës Obama ka zgjedhur të flasë për Belgjikën dhe familjet e viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel, në mesin e të cilëve edhe dy amerikanë.

“Do të vijojmë të luftojmë kundër ISIS”, vijoi Obama.

“Kemi goditur majat e organizatës dhe këtë javë kemi mundur njërin prej liderve të tyre.”

Presidenti amerikan Obama ka thënë edhe se agjentët e FBI-së ndodhen në Belgjikë për të ndihmuar me hetimet.

Ai ka përfunduar duke thënë se ISIS është një kërcënim për të gjithë botën e civilizuar dhe se për këtë arsye po krijohet një koalicion botëror që do të jetë thelbësor për suksesin në luftën kundër terrorizmit.