“O shtrigë”/ Plas sherri në BBV, Rikja i derdh pana Eglës në fytyrë…

Mesdita e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka kaluar me tensione dhe situata aspak të këndshme. Rikja dhe Egla kanë debatuar ashpër dhe nuk i kanë kursyer etiketimet fyese ndaj njëra-tjetrës. Debati ka agravuar deri në përleshje fizike kur në një moment Rikja merr nga kuzhina një pako me pana dhe shkon e ja hedh në fytyrë Eglës.

“Pastro shpirtin kur flet për njerëzit e mi, o shtrigë”, i thotë Rikja-Eglës.

Advertisement

Situata ka agravuar në momentin kur Egla çohet nga shkallët e ballkonit dhe mundohet të godasë Riken. Banorët kanë ndërhyrë për t’i qetësuar vajzat të cilat vazhdonin me ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Pak pas sherrit në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi i cili pritet të japë masat për dy banoret.