Nuk u largova për kapriço personale!

Pas puntatës së parë të Dancing With the Stars u vërejt se Ronela Hajati nuk ishte pjesë e garës. U spekullua shumë me këtë largim, madje u abuzua edhe mediatikisht me terma “frikacakët nuk largohen nga gara”… Por se si ishte e vërteta dhe cfarë ndjesish e kanë përfshirë gjithë këto ditë, artistja e ka rrëfyer gjatë puntatës së të martës në YOU&ME.

Gjatë bisedës me Julkën dhe Arjonin, Ronela ka rrëfyer se largimi i saj nga gara nuk erdhi për kapriço të saj personale, pasi i kish pranuar të gjithë kushtet e vëna që prej fillimit nga produksioni. E gjithë kjo erdhi pasi mësoi se nuk do të vallëzonte më me partnerin e saj Dion Gjinika, me të cilin kishte një muaj që stërvitej. Pikërisht në momentin që Ronela kish mundur të zhvishej nga të gjitha “komplekset e saj” në vallëzim (përfshirë këtu edhe të mos parët mirë) erdhi lajmi se duhej të kërcente me një balerin tjetër. “Atë balerinin e haja”,- ka deklaruar ajo me të qeshur. Megjithatë pas kërkesës së saj për të ndërruar balerin ju komunikua se balerini tjetër i vinte ditën e hënë, gjë që do të thoshte njohje me partnerin në mëngjesin përpara spektaklit…
“Mirë po prisja të vinte balerini tjetër por kush do t’ja mësonte koreografinë? Unë?”,- ka thënë ajo. Në këto kushte Ronela ka preferuar të tërhiqej nga gara të cilën aq shumë e kishte dëshiruar dhe aq shumë kish punuar këtë muajin e fundit. “Unë doja të tregoja se dija të bëja edhe gjëra të tjera veç performancave që janë mësuar të më shohin”.
E pyetur se si është ndjerë dje gjatë shfaqjes së programit Dancing With The Stars dhe a ishte penduar që ish tërhequr nga gara këngëtarja ka pohuar se i ka ardhur shumë keq, ama kur mendon se nuk do të ishte në lartësinë e duhur e mund të kish bërë figurë të keqe më mirë kështu. Ronela ka pohuar se ka qarë tre ditë e net dhe dje nja 3 orë të mira gjatë spektaklit. Një nga pjesët që e kish bërë “t’i shembej bota mbi krye e t’i dhimbte zemra” (siç edhe ajo cilësoi) ishte momenti kur një nga konkurentët vallëzoi nën notat e këngës së performancës së saj Rumba.

Advertisement

Një rrëfim me zemër të hapur dhe me sinqeritetin maksimal të cilin artistja e bënte për herë të parë në YOU&ME.
Pyetjes së Julkës nëse produksioni do t’a thërriste të garonte a do të kthehej ajo ju përgjigj: “Po nëse kthehet edhe Dioni”.
Në mos këtë sezon, urojmë vërtetë që të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm, pasi Ronela do të ishtë vërtetë një konkurente e fortë dhe performuese e mrekullueshme. Këtë e themi me bindje pasi pamë edhe videot e saj gjatë momenteve të provave…