Me 7 tetor presidenti rus Vladimir Putin ka festuar 65-vjetorin e lindjes.

Sigurisht qe ai ka marrë shumë dhurata nga kolegë, miq dhe të afërm, por dhuratat që kanë rënë më shumë në sy nga publiku kanë qenë pikërisht dhurata e Silvio Berlusconit dhe e presidentit të Turkmenistanit, Gurbankuly.

Advertisement

Ish kryeministri i Italisë, Berlusconi e kishte përdorur shumë imagjinatën e tij për dhuratën e presidentit rus. Ai kishte pergatitur një mbulesë krevati shumë të veçantë, ku mbi të ishte stampuar një imazh i të dyve në një prej takimeve të tyre.

Nga ana tjetër, edhe presidenti i Turkmenistanit duket se e ka menduar mirë dhuratën për Putin, pasi një person që nuk e njeh mirë presidentin nuk mund ti dhuronte atij një nga dashuritë më të mëdha… një qen. Nga pamjet që qarkulluan në internet, si një adhurues i kafshëve, Putin shfaqet i ngazëllyer dhe i kënaqur me dhuratën e marrë.

Megjithatë duhet ta pranojmë që dhurata e Berlusconit ishte shumë e gjetur dhe origjinale. Por, pyetja jonë është: A do ta vendosi Putin mbluesën e Berlusconit në krevatin bashkëshortor?