“Nuk mund të duroja më, ‘rrëmbeva” vajzën e madhe” Arjola Demiri rrëfen mes lotësh peripecitë e divorcit

Për publikun kosovar ajo është bërë e njohur me rolin e Xhbanes në serialin “O sa mirë!”, kurse për artdashësit shqiptarë Arjola Demiri preku suksesin me shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku për herë të parë theu një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në skenë. Një moment që shënoi edhe suksesin e saj të parë që u pasua më pas me role të tjera në teatër, ekran dhe në kinematografi. Mirëpo siç e ka deklaruar edhe më parë, suksesi më i madh në jetë janë 3 fëmijët e saj.

Advertisement

E ftuar mbrëmë në “E ardhmja është vajzë”, aktorja simpatike ka folur për herë të parë rreth divorcit, një temë që është diskutuar herë pas here në median rozë, dhe vështurësive që iu vështirësitë që ndeshi për marrjen e kujdestarisë së vajzës ë saj të madhe, Helgës. Aktorja tregoi se Gjykata i kishte dhënë asaj kujdestarinë e Rubinit dhe Alesias, ndërsa kujdestarinë e vajzës së madhe ia kishte dhënë të atit.

“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata filluan të kërkonin që  të kthehesha se më donin pranë. Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte.

E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi. Kishte ardhur momenti që Gjykata do të vendoste që Alesia dhe Rubini të qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte. Duke ndierë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm, kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam ‘rrëmbyer’ fëmijën tim.

Jam zgjuar një mëngjes pa frymë. Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe as po merrte dhe as po jepte. Ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë kur rrëmbeva fëmijën tim. Sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për Helgën, Rubinin dhe Alesian që janë fëmijë të shkëlqyer dhe i kam krahë që të tre.”, tha e përlotur Arjola Demiri.