“Nuk kam bërë asgjë”/ Publikohen të tjera pamje nga dhunimi barbar i prof. Petraq Milos në kufi me Malin e Zi, fëmijët ulërasin: Ç’po i bën babit…

Mediat malazeze kanë publikuar të tjera pamje nga dhunimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, ngjarje e ndodhur më 18 janar të këtij viti.

Videoja tregon Milon që ndodhet në timon, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë. Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur. Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malaZeze ai ka thënë: Do të ta thyej nofullën!

Advertisement

Mediat malazeze e konsiderojnë një skandal këtë ngjarje. Sot u raportua edhe se zëvendësdrejtori në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac është pezulluar nga detyra.

“Drejtoria e Policisë është duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur në pikën kufitare Sukobin – Muriçan pasi mediat shqiptare njoftuan se oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë keqtrajtuar brutalisht një shtetas shqiptar. Drejtori i Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare kanë marrë deklarime nga punonjësit e asaj pikë kufitare dhe pas përfundimit të veprimeve zyrtare do të dihet se çfarë sanksionesh do të merren ndaj policëve,”- thuhet në artikull.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Sot u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.