Nuk jeton prej 28 vitesh por miqtë marrin ende dhurata nga Freddie Mercury

Freddie Mercury ndërroi jetë 28 vite më parë, megjithatë supermarketi Fortnum & Mason vijon ende të plotësojë një nga dëshirat e fundit të këngëtarit të njohur.

Ylli i muzikës kishte caktuar një pjesë të trashëgimisë të tij për blerjen e dhuratave të Krishtlindjes për familjarët, pasi dëshironte shumë që miqtë e afërt të kishin prej tij një dhuratë për të hapur poshtë pemës.

Advertisement

Kështu një zëdhënës i linjës së supermarketeve tregoi se që nga vigjilja e Krishtlindjes së 1992 për nipërit dhe të afërmit e Mercury shpërndahen pako me dhurata nga supermarketi Fortnum & Mason në rrugën 181 në Piccadilly .

Një fakt i tillë u bë fillimisht i njohur nga Elton John, i cili në librin e tij biografik rrëfen se një muaj pas vdekjes së këngëtarit unik ka marrë një dhuratë Krishtlindjesh. Ai tregon se bëhej fjalë për një pikturë të rrallë të fundit të viteve 1800 të piktorit anglez, Henry Scott Tuke.

Pakoja shoqërohej dhe me një pusullë ku shkruhej:

“E dashur Sharon, mendova se ty do të pëlqente shumë. Me dashuri Melina. Gëzuar Krishtlindjen”. Sharon dhe Melina ishin emrat që dy këngëtarët përdornin si “Drag Queen”.

/Opinion.al/