‘Nuk jam gomë rezervë’, më në fund Tea dhe Luizi sqarohen!

Tea dhe Luizi tashmë kanë folur me njëri tjerin dhe janë sqaruar. Dyshja nuk ka më hatërmbetje dhe ka qenë Tea ajo që i ka thënë se nuk ka më besim tek këngëtari.

Tea: Nuk kam më besim. Nuk jam as gomë rezerve, që të jem në plan të dytë as aksesor edhe po të mos ishte Kiara, për të asistuar ty në lojën që po bën ti dhe asnjë qëllim romantik ndaj teje. Më hyre shumë në zemër dhe të besoja. Të besova diçka vetëm ty dhe ti shkon dhe…

Advertisement

Luizi: Okej, erdha vetëm për të kërkuar falje.

Tea: Besimin e kisha shumë të sinqertë, mua ma theve besimin.

Por kjo nuk është hera e parë që ata debatojnë dhe diskutojnë me njëri tjetrin.

Luizi dhe Tea kanë qenë së bashku duke ndërtuar veshje, kjo për shkak se kështu ka urdhëruar “Vëllai i Madh”. Ata nuk duhet të përdorin material tekstil e për këtë pasojë, ata janë përkushtuar jashtë mase shumë.

Por Tea nuk la pa ia përmendur edhe një herë termin “pervers” Luizit.

Tea: “Luiz, hajde ta mbarojmë. Do hamë, do pimë, do qeshim, çfarë të duash ti do bëjmë”.

Luizi: “Leje mos ma thuaj kështu se më karikove. ‘Ça të duash ti do bëjmë’. Ca është kjo, ca të duash ti?!”

Tea: “E sheh që je pervers. S’më gabon instikti mua”.

Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.