Nuk jam gati për t’u zhveshur nudo

Ajo nuk është e kënaqur nga format e saj fizike pasi ka sjellë në jetë dy vajza, ndaj dhe ka kërkuar një person tjetër për t’a zëvendësuar në këto skena ku i duhet të zhvishet. Një burim ka folur për revistën “Life and Style” dhe ka treguar se Jessica menjëherë pas lindjes së dytë filloi të përgatisë trupin, në mënyrë që të ishte gati kur të xhirohej, por me sa duket nuk ia doli dot në kohë. Megjithatë burimi pohon se ajo ka një trup fantastik dhe se menjëherë pas lindjes së dytë hoqi dorë nga karbohidratet dhe bën gjimnastikë aerobike dy herë në ditë, megjithatë nuk është akoma e kënaqur.

Advertisement