Nuk ishte në dijeni! Amos mëson live në emision për dhunën ndaj Princ Lekës…

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia.

Çifti është përfshirë në një përleshje fizike në Oborrin Mbretëror, ku Princ Leka ka shkuar për të takuar vajzën e tij por është gjendur përpara shumë fyerjeve dhe është sulmuar gjithashtu
nga ish-vjehrri i tij.

Advertisement

Lidhur me këtë ngjarje është pyetur dhe vëllai i Elias, Amos Zaharia, i cili ka deklaruar për ‘Jetë Shqiptare’ se ai nuk është në dijeni për ngjarjen e ndodhur pasi ndodhet me xhirime në Prishtinë.

Biseda e plotë me Amos Zaharia

Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?

Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?

Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën…

Amos Zaharia: Ahhhaaa… për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?

Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.

Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.

Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas.

@energyalbania Është publikuar video-ja e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Në videon e publikuar, shihet teksa Elia Zaharia dhunon Princ Lekën duke e akuzuar se i ka rrahur babanë. Ajo hedh një sërë akuzash, teksa Princ Leka filmon. Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd. Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”. ‘Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia, më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës’-pretendon princi. Por nga ana e tij, Gjergj Zaharia pretendon të kundërtën duke u shprehur se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Pas këtij episodi të dy janë paraqitur në polici, ku u është bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Pas kësaj, edhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti. Pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka reaguar Policia, cila thotë se të dyja palët pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri dhe janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. #fyp #energyalbania #nrgradio #radio #nrg #tirana #albania #NRG #cllevioserbiano #ylllimani #visjanukcenaj #stresi #masoni #noizy #enca #albaniantiktoker #albaniantiktokers #princleka #eliazaharia ♬ original sound – Energy Albania