Taylor Swift këmbëngul se nuk i shkon pas ish të dashurve të saj. Në një intervistë për revistën ELLE, këngëtarja 22 vjeçare përpiqet të sqarojë keqkuptimet e krijuara mbi lidhjet dhe ndarjet e saj dashurore me Harry Styles, Conor Kennedy, John Mayer, Jake Gyllenhaal etj… “Jam e sigurt që nëse do të hidhja një vështrim në Google do të thoja se jam duke i shkuar prapa dikujt që nuk më pëlqen aq shumë sa e pëlqej unë. Njerëzit mendojnë se jam në ndjekje të djemve. Por s’është aspak e vërtetë. Unë nuk ndjek kurrë meshkuj. Ata nuk e pëlqejnë një gjë të tillë! Unë vazhdoj shkruaj këngë si më parë. Jam po unë që qëndroj në shtrat dhe duke ndier dhimbje që s’e kam kuptuar, shkruaj këngë dhe ky proces më bën të kuptoj më mirë… Është diçka që bëj për t’u ndier më mirë”. Urojmë që Swift të gjejë lumturinë e saj dashurore edhe pse kjo mbase rrezikon stilin dhe procesin e saj të krijimit të këngëve… A do të shkruante ajo këngë të bukura po të mos ndiente dhimbje ndarjeje?