Nuk gjuaj më!

Legjendari hollywood-ian njihet për takimet me një sërë grash të bukura përmendim Lara Flynn Boyle dhe Anjelica Houston, por tashmë dyshon në fuqinë që ka mbi seksin tjetër. “Vazhdoj të jem i egër në zemër, por graviteti ka bërë te vetën. Nuk mund të gjuaj femra në publik. Nuk është se e kam vendosur unë, por nuk ka lezet në moshën time. Nëse meshkujt do të ishin të ndershëm, duhet të pranojnë se ata bëjnë çdo gjë dhe shkojnë kudo për të takuar femra. Ka pasur momente në jetën time që ndihesha i parrezistueshëm nga femrat. Nuk jam në ato stade tani dhe kjo më trishton”,- ka thënë aktori. Jack Nicholson ka pesë fëmijë nga lidhjet e mëparshme: Jennifer (47 vjeç) nga ish bashkëshortja Sandra Knight, Caleb (40 vjeç) nga Susan Anspach, Honey (29 vjeç) nga lidhja me Winnie Hollman dhe Lorraine (20 vjeç) dhe Ray (18 vjeç) nga romanca me Rebecca Broussard.

Advertisement