Keni probleme me peshën dhe jeni duke u përpjekur të humbni peshë, por kjo nuk po ju ecën për dore?
Po pyesni veten se ku keni gabuar? Ndoshta problemi qëndron pikërisht tek ushqimet që hani. Edhe pse disa ushqime janë të shëndetshme, ato nuk do të thotë se do të ndikojnë që ju të mos shtoni peshë.
Një studim i kryer në Harvard zbuloi se një dietë e pasur me fruta dhe perime nuk çon në humbje peshe. Përkundrazi, pjesëmarrësit në këtë studim që hëngrën perime me një përmbajtje të lartë niseshte madje shtuan peshë.
Fajtori kryesor për rritjen e peshës ishte misri, madje edhe një që nuk ishte kripur mirë dhe që zhytet në gjalpë, transmeton KosovaPress.
Sondazhi përfshiu 133,000 të rritur amerikanë dhe tregoi se njerëzit që hanin misër në baza ditore fituan peshë gjatë një periudhe katër vjeçare, gjë që nuk ishte rasti për pjesëmarrësit që nuk konsumonin aq shumë misër dhe perime të tjera të pasura me niseshte. Pra, misri është një zgjedhje e keqe nëse doni të humbni peshë.
/Top Channel/