“E urrej pyetjen “Kur do bëni fëmijë”, por fatmirësisht nuk e kam dëgjuar kurrë nga nëna dhe babai im. Ato nuk n’a kanë vënë kurrë nën presion. E vetmja përgjigje imja është se nëse ndodh do të ishte bukur. Më duhet të pres e të shoh. I dua fëmijët dhe më pëlqen ideja e të pasurit familje. Andres është shumë i mirë me fëmijët”,- ka thënë artistja për revistën YOU. Kylie gjithashtu ka rrëfyer se nuk do të martohet pasi nuk i pëlqen të mbyllet si në kuti. “Nuk më pëlqen të mbyllem. Ndoshta ajo ndjesi e ka influencuar edhe mendimin tim për martesën. Nuk ka të bëjë me përkushtimin dhe premtimin, sepse unë jam në një lidhje serioze. Thjesht kam nevojë të marrë frymë lirisht”,- ka thënë ajo.