Nuk dua t’a paguaj për të ri!

Russell Brand duket sikur nuk qëndron dot larg telasheve. Pasi u përmend në gjykatë nga Victor Sneed vitin e shkuar me kërkesën për dëmshpërblim prej 25 mijë $ si pasojë e një aksidenti automobilistik, këtë herë po i njëjti person rikthehet me një kërkesë të re. Ka kërkuar 185 mijë $. Sneed e ka akuzuar Russell se e ka shtypur me makinë dhe i kish shkaktuar dëmtime akoma më të mëdha se ato të përllogaritura një vit më parë: burri ankohet për probleme serioze në dorën e majtë, në krah, në qafë dhe në shpatull. Sipas viktimës ky dëmshpërblim justifikohet me shpenzimet mjekësore që i janë dashur të bëjë pas dëmtimeve. Deri tani ai ka shpenzuar 45 mijë $ dhe duhet të shpenzojë dhe 140 mijë të tjera për ndërhyrjet e fundit kirurgjikale.

Ndërkohë nga ana tjetër Russell as që ka ndërmend që të rihapë portofolin në mënyrë që “i shtypuri” të kthehet në një investim. Për artistin britanik ka qenë vetë këmbësori që shkaktoi aksidentin, ndaj duhet të fajësojë neglizhencën e tij. Ashtu siç shkruhet edhe në një dokument të paraqitur në gjykatë “Russell mohon të gjitha akuzat që përmban denoncimi”. Se si është e vërteta nuk e dimë…

Advertisement