Një prej aktorëve më të dashur të humorit, Florjan Binaj, ka pasur disa prej roleve më të pëlqyera nga publiku.
Një prej tyre është edhe personazhi i policit, i cili publikut i ka munguar që kur aktori u largua nga “Portokalli”.
Megjithatë, Flori zbuloi në një intervistë për “Natën me Aulonën” se ka në plan ta risjellë policin dhe jo në spektakle humori, por në filma ose teatër.
Ai foli edhe për largimin nga “Portokalli”, duke thënë se e ka menduar prej vitesh derisa vendosi.
“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar.
Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet”-tregoi aktori i njohur.
Flori rrëfeu gjithashtu dhe shkakun që e shtyu të largohej përfundimisht nga spektakli i humorit. Aktori tregoi se ai e kishte kuptuar që nuk donin ta mbanin më dhe kështu i “parakaloi” duke u larguar ai i pari.