Nuk do të divorcohen???

Në muajin janar, Maria Shiver tha se vazhdonte të donte divorcin nga Arnold Schwarzenegger, paçka Krishtlindjeve të kaluara së bashku. Tani sipas disa zërave, Arnie dhe Maria janë duke bërë terapi në çift e nëse gjërat shkojnë mirë, ata do të qëndrojnë së bashku. “Arnoldi dhe Maria janë duke shkuar në séance terapie çifti për të punuar me problemet e tyre e të rikthehen së bashku. Maria është një katolike e devotshme dhe nuk beson në divorc, por ende është duke vuajtur poshtërimin që i bëri i shoqi”,- ka thënë një burim. “Ai i ka premtuar hënën dhe i thotë Marias se ka ndryshuar totalisht. Miqtë e Marias po e këshillojnë që të tregohet e kujdessshme sepse Arnoldi s’ka për të ndryshuar kurrë. Ai është i dëshpëruar që të rikthehet me Maria-n, sidomos pasi ka kuptuar se nuk jeton dot pa të e pastaj se i bën mirë për angazhimin e tij në politikë. Fitimi i Marias do të ishte mënyra më ë mirë për t’i treguar botës se ajo e ka falur për gabimet që ka bërë”,- ka thënë një burim tjetër. Le të shpresojmë shumë që Maria t’a mendojë mirë para se t’i japë një shans të dytë Arnoldit, pasi siç i thonë këtej nga anët tona: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Advertisement