Nuk besonte se mund ta linte shtatzënë 29-vjeçaren, Al Pacino kërkon test atësie…

Al Pacino ishte kaq i sigurt se nuk mund ta linte të dashurën e tij 29-vjeçare shtatzënë saqë nuk besoi se fëmija mund të ishte i tiji dhe kërkoi një test ADN-je, shkruan “TMZ”.

Advertisement

Aktori 83-vjeçar ka probleme shëndetësore që normalisht do e kishin privuar një mashkull nga ngjizja e një fëmije. Pacino mësoi vetëm 2 muaj më parë se Noor ishte shtatzënë dhe lajmi ishte shokues për të.

Partnerja e tij pranoi ta kryente testin e ADN-së i cili konfirmoi se atësia e fëmijës i përket Al Pacino.

Çifti u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre, por burimet u shprehën se janë vetëm thashetheme. 29-vjeçarja Noor Alfallah u cilësua si “zhvatëse parash”, ndërsa në fakt një burim tha se familja e saj “është e pasur dhe ka lidhje të shumta. Ata fluturojnë gjithnjë me avion privat”.

Famlja e Noor është një përzierje e prejardhes nga Kuvajti dhe SHBA. Më herët ajo ka qenë e lidhur me anëtarin e “Rolling Stones”, 79-vjeçarin Mick Jagger dhe filantropistin 61-vjeçar Nicolas Berggruen.

Pacino dhe Noor nisën të takoheshin gjatë pandemisë dhe mesa duket, hendeku i moshës nuk është një problem. Sipas disa raportimeve, aktori është më i madh se sa babai i 29-vjeçares.

Fëmija që pritet të vijë në jetë është i katërti për Al Pacino.