Kjo lloj eksperience i bën të lumtur foshnjet duke qënë se i kujton habitatin e tyre natyror (kujtojmë praninë e lëngjeve në barkun e nënës). Fëmijët të cilët fillojnë të notojnë shumë shpejt kanë zhvillim intelektual më të lartë dhe janë më të zhvilluar se moshatarët e tyre të cilët nuk kanë notuar në moshë të hershme. Manuela Giletti (eksperte e fushës) ka treguar se si noti zhvillon iteligjencën e fëmijëve dhe se sa me fat janë ata foshnja që rriten me ujin.
Ekspertja ka theksuar se mësimdhënia e notit është e bazuar në metodën ndijore. Të vegjlit sigurisht që shoqërohen nga prindërit dhe mësuesit në ujë. Në shumicën e rasteve mund të arrihet autonomia dhe nën moshën një vjeçare, që do të thotë se foshnja mund të notojë vetëm pa patur nevojën për ndihmë. Mësimi i notit u siguron fëmijëve aftësinë për të qënë më vigjilet, duke qënë se do të bëjnë të pamundurën për të qëndruar në sipërfaqe. Por benefitet e notit nuk përfundojnë këtu. Për bebet, marrëdhënia me ujin është një bekim nga pikëpamja fizike (pasi rregullon sistemin e frymëmarrjes dhe atë kardiovaskular), intelektuale dhe në përgjithësi në mirëqenien e tyre.
Sigurisht, duhet të sigurohemi mirë përpara se të dërgojmë një fëmijë në kurs noti. Duhet të shohim nëse qendra është e pajisur siç duhet, nëse mësuesit janë të trajnuar siç duhet, nëse ka siguri, higjene dhe kushte mjedisore të tilla për t’i dhënë rehati maksimale "delfinëve" të vegjël. Nëse ju keni mundësi, çojini fëmijët tuaj në pishinë! Përgjithësisht këto kurse zhvillohen gjatë orarit të punës, në mëngjes apo pasdite herët por ka dhe nga ata që organizohen të shtunën në mëngjes. Kështu, nëse nuk e kishit menduar ende se fëmija juaj mund të argëtohet pa fund e të ketë përfitime të jashtëzakonshme nga të notuarit, duket se ka ardhur koha të reflektoni dhe të kujtoni fëmijërinë tuaj kur rrinit gjatë gjithë kohës në det dhe jo përpa kompjuterit. Ata kanë nevojë të argëtohen por në të njëjtën kohë dhe ju të investoni në shëndetin e tyre.
Një arsye përse prindërit hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në pishina është frika nga ftohja. Veçanërisht këtë shqetësim e kanë prindërit të cilët shohin se fëmijët e tyre janë të dobët dhe gjatë gjithë dimrit qëndrojnë me rrufë. Kjo frikë i bën ata të mendojnë se mos acarojnë më shumë situatën delikandaj zgjedhin të shmangin pishinën! Por, sigurisht që ka një zgjidhje. Filloni me kurse noti gjatë muajve të verës, atëherë kur temperaturat janë të larta, kështu fëmija juaj do të ketë filluar të stërvitet dhe të jetë gati për kurset gjatë muajve të ftohtë pa patur asnjë dëm shëndetësor.
Atëherë jeni gati? Të gjithë në plazhe e pishina!


