Norvegji – Cmimi Nobel për Paqen nuk imponon vlera perëndimore

Deklarata është bërë nga kryetari i Komitetit të cmimit Nobel, Thorbjoern Jagland pas reagimit të ashpër të qeverisë së Pekinit. “Dhënia e cmimit për Liu Xiaobo bëhet për luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe nderimin që i ka bërë popullit kinez”, ka deklaruar Jagland. Qeveria kineze paralajmëroi kombet që do të ndjekin ceremoninë e dhënies së cmimit në Oslo se në këtë mënyrë do të tregojnë mungesë respekti ndaj Kinës. Pas këtij paralajmërimi, të paktën 18 vende kanë njoftuar se do të bojkotojnë ceremoninë. Liu Xiaobo, 54 vjec, ishte një prej liderëve kryesore të protestës në sheshin Teinanmen në vitin 1989. Vitin e kaluar ai u dënua me 11 vjet burg për nxitje të protestave dhe për pasojë nesër nuk do të jetë në Oslo.

Advertisement