Ai theksoi se vendosja e makinës-bombë, që vrau tetë persona në Oslo dhe vrasja e 69 të rinjve në një ishull jashtë kryeqytetit, ka qenë për ”vetëmbrojtje” dhe jo një akt kriminal. Breivik mbrojti çdo veprim të tij duke thënë se ka kryer sulmet më spektakolare dhe të sofistikuara në Europë, që prej Luftës së Dytë Botërore. Në seancën e sotme gjyqësore, Anders Behring Breivik deklaroi para gjyqtarëve se do ta kryente sërish masakrën e 22 korrikut ku si pasojë humbën jetën të paktën 77 persona. “Po, do ta bëja sërish”, konfirmoi ai duke shtuar se adoleshentët e vrarë në Utoeya nuk ishin të pafajshëm dhe se për atë ”ta ngryste jetën në burg apo të vdiste për popullin e tij përbënte nderin më të madh që mund të kishte”.