Noizy tashmë me një koleksion veshjesh

Këngëtarët gjithnjë tregojnë se përpos muzikës janë të talentuar edhe në aspekte të tjera, vecanërisht sa i përket modës.
Tashmë edhe rreperi Noizy është futur në rrugën e modës ndërsa mësohet se ka përgatitur një linjë veshjesh që do të mbajë emrin e tij.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet profilit të tij në Instagram ndërsa fotografi nga linja ka publikuar edhe Enca Haxhia.
Haxhia ka shkruar: Illyrian Blood Line ose në shqip Linja e Gjakut Ilir duke lënë të nënkuptohet se këtë emër do të mbajë linja e veshjeve.
Ajo që bie në sy janë pikërisht simbolet kombëtare të përdorura në bluza.

Advertisement